Përfundon mbledhja e drejtuesve të PS, fokus te organizimi dhe axhenda e brendshme

Data

Ka përfunduar mbledhja e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, e zhvilluar paraditen e sotme në selinë qendrore të kësaj force politike.

Sipas informacioneve zyrtare, në takim janë diskutuar kryesisht çështje organizative dhe planifikimi i aktivitetit të partisë për muajt në vijim, në funksion të nisjes së vitit të ri politik.

Burimet bëjnë me dije se mbledhja nuk ka përfshirë debate apo diskutime mbi politikat qeveritare, çështje të aktualitetit apo tema që lidhen me zhvillimet publike, por është fokusuar ekskluzivisht në koordinimin e strukturave të partisë dhe organizimin e brendshëm.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk pati prononcime për mediat pas përfundimit të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related