Ulen temperaturat, reshje shiu dhe bore në vend Parashikimi i motit për këtë të enjte

Data

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht deri në orët e mesditës. Në zonat e qendrës dhe jugut priten edhe shtrëngata afatshkurtra shiu. Pas mesditës, reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët në këto zona, ndërsa gradualisht do të dobësohen drejt pasdites.

Në zonat malore parashikohen reshje dëbore. Në Alpe pritet borë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës e shoqëruar me stuhi bore. Në verilindje dhe lindje, mbi 100 metra mbi nivelin e detit, si dhe në juglindje mbi 300–400 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, mbi 400–500 metra lartësi, reshjet mund të kalojnë lokalisht në dëborë me intensitet të dobët.

Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut dhe dëborës pritet të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore mund të arrijë deri në 18 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3–4 ballë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related