Sali Berisha rinis “Foltoret” para Kryeministrisë, opozita pa mbështetje në bulevard

Data

Partia Demokratike e ka nisur vitin 2026 me rikthimin e një tradite të njohur, foltoret e së hënës para Kryeministrisë. Pasditen e sotme po zhvillohet foltorja e shtatë radhazi, e cila nuk shënon ndryshime të dukshme krahasuar me ato të vitit 2025, as për nga pjesëmarrja dhe as për nga figurat politike të pranishme.

Numri i qytetarëve të mbledhur në bulevard është edhe më i ulët se në foltoret e mëparshme, ndërkohë që aktiviteti ende nuk kishte nisur zyrtarisht në orët e para të pasdites. Si zakonisht, foltoret nisin me vonesë, në momentin e mbërritjes së Sali Berishës në podium.

Deri në këto momente, në shesh janë parë sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, si dhe nënkryetari Luçiano Boçi.

Edhe në fillim të vitit 2026 nuk ka shenja bashkimi mes Sali Berishës dhe Adriatik Lapajt. Ky i fundit ka zgjedhur të zhvillojë protestën e tij në orën 19:00, duke refuzuar çdo koordinim apo bashkim me foltoren e opozitës para Kryeministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related