Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” sa i takon aferës “Partizani”, ndërkohë që prej disa ditësh përflitet se edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do arrestohet, pasi dyshohet se është përfshirë në disa skandale korruptive e kriminale. Por për këto zhvillime dhe atyre që kanë ndodhur apo pritet të ndodhin sa i takon çiftit Berisha-Meta, gazeta “SOT”, bisedoi me deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj tyre, për të cilët thotë se i kanë duart e lyera me gjak. Gjatë intervistës për gazetën “SOT”, zoti Çela tregon gjithashtu se si Ilir Meta dhe Berisha po e mbajnë peng njëri-tjetrin, duke vënë në dukje akuzat për vrasje, lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit dhe agjenturat e huaja. Ndër të tjerë gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, deputeti Bujar Çela zbardh sekretet e errta të çiftit që ka rënë në gracën e SPAK, teksa thotë se Berisha dhe Meta e kanë të ardhmen në burg dhe se sipas tij, ata duhet të japin llogari për zullumet ku janë përfshirë.
-Zoti Çela, prej disa muajsh ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest në shtëpi”. Mendonit se do të vinte kjo ditë për Sali Berishën, apo ky është fillimi për të për të gjithë të zezat që ka bërë?
Rotacioni i klasës politike ka nisur. Dhe ky rotacion nuk do niste ndryshe përveçse me vënien para drejtësisë të Sali Berishës apo edhe ortakut të tij, Ilir Meta, që i kanë duart e lyera me gjak. Ka ardhur koha që kjo dyshe, e cila ndërtoi makinerinë 30 vjeçare, që e ka rrënuar këtë shtet, të japë llogari para drejtësisë. Kështu që padyshim që ky është vetëm fillimi i fundit për këtë klasë politike të korruptuar e inkriminuar dhe fillimi i një Shqipërie krejt ndryshe nga ajo që kemi parë deri më sot.
-Përveç ikjes së Sali Berishës, po shohim se prej disa javësh i alarmuar nga drejtësia duket edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. A mos vallë ish-presidenti ka frikë se mos e ndjek i njëjti fat si Berisha për shkak të dosjeve të shumta që ka në SPAK?
Pas Sali Berishës, nuk ka dyshime se radhën e ka Ilir Meta dhe pastaj tij edhe enturazhi i tyre i korruptuar dhe inkriminuar. Kështu që siç e di çdo shqiptar, këtë e di edhe Ilir Meta. Prandaj ka arsye të frikësohet, siç kanë arsye të frikësohen edhe lakenjtë e tij dhe Saliut. Qentë Berisha e Meta janë tërbuar dhe SPAK-u po loz me këta sikurse loz maçoku me miun gjysëm të ngordhur. E kap dhe e lëshon vetëm që ta çmendi se jetën ja ka marrë! Ilir Meta është i çmendur dhe Sali Berisha gjithashtu. Mos harroni se ata të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin edhe publikisht si ‘vrasës’ gjatë kohë që Iliri ishte kryetar Kuvendi, ku Sali e akuzoi për vrasje, ai i tha nuk e jap dorëheqjen për të dytën herë për Shkëlzen Berishën. Me veprimet e tyre, ata të dy tregojnë se janë të kapur mate dhe po bëjnë si te fortë me çmenduri, janë faktikisht të çmendur, por më vjen keq shume vetëm për ata që ju shkojnë pas në politikat e tyre të çmendura – vetëm për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre biologjike.
-Dakord dhe ju falënderoj, pasi si gjithmonë jeni shterues. Por këto që thoni janë akuza shumë të forta. Vërtet ju besoni se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të hetojë Metën dhe Berishën?
Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë duart e lyera me gjak, janë zhytur si derra në korrupsion, janë koka të krimit të organizuar në Shqipëri dhe janë autorë e arkitekt të disa ngjarjeve të forta, si tragjedia e ‘Gërdecit’ dhe ‘21 Janarit’, aferat ‘CEZ’ e ‘CEZ-DIA’, si dhe privatizimi i ish-kompleksit ‘Partizani’. Për të mbrojtur bythën e tyre, Meta dhe Berisha urdhëruan vrasjen e katër personave gjatë protestë së opozitës së kohës më 21 janar të vitit 2011. Kështu që përfitoj nga rasti që përmes gazetës “SOT”, t’i bëj thirrje SPAK-ut që të hetojë ‘21 Janarin’, ‘Gërdecin’ dhe dosjet e tjera kua ata janë implikuar, ku në rast se hetimi do jetë objektiv dhe i pavarur, mos kini dyshime që dyshja Meta-Berisha duhet të përfundojnë në burg. Mos harrojmë që Meta dhe Berisha janë përgjegjës edhe për faktin se kanë shpikur korrupsionin në Shqipëri dhe vodhën floririn e Kërrabës.
-Pra ju po thoni se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të çojë në bangën e të akuzuarve ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, të cilët sipas jush, janë personat që shkaktuan këto dy tragjedi.
Absolutisht atë po them, që duhet të hetohen këto dosje korruptive dhe kriminale. Populli thotë: ‘Të kërkosh qiqra në hell’. Sali Berisha ka rrjedhur totalisht, ndërsa Ilir Meta është lemerisur dhe frikësuar. S’ka hetim të ’97, ‘Gërdecit’, ‘21 Janarit’, pa u kapur dorë për dore me byzylykë Berisha- Meta. Këtu fillon puna më e rëndësishme e SPAK.
-Nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve ka bërë me dije pak ditë më parë se përgjatë vitit 2023 janë paraqitur 124 kërkesa për informim. Këto kërkesa janë bërë për 232 zyrtarë, ku kërkohet informacion mbi pastërtinë e figurës së tyre. Kërkesat i takojnë vitit 2023, për të cilat autoriteti ka raportuar se 14 zyrtarë kanë rezultuar me dokumente në ish-sigurimin e shtetit. Po ndërkohë ka zëra se Sali Berisha ka qenë spiunë. I besoni?
Nuk ka asnjë dyshime që gjetjet Autoritetit të Dosjeve janë të sakta. Sa i takon Saliut, është e vërtet që ai ngriti këto dy komisione për të pastruar dosjet e bashkëpunëtorëve të tij që kanë qenë spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha dyshohet se ka qenë spiun i ish-Sigurimit dhe UDB-së. Ndërkohë krijimin e këtyre dy komisioneve Sali Berisha e përdori edhe për të shantazhuar edhe të vetët që i dilnin nga rreshti, por edhe kundërshtarët politikë, sikundër ishte skema që përdori për të penguar figura të rëndësishme të Partisë Socialiste që të kandidonin në zgjedhjet e vjedhura dhe të dhunshme në maj të vitit 1996.
– Pse Sali Berisha dhe miqtë e tij shpëtuan nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”?
Shpëtuan se i kishin në dorë vetë letrat dhe bënin të donin.
-Ndërkohë meqenëse jemi në këtë temë, më lejoni t’ju kthej në vitin 2022. Autoriteti i Dosjeve në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, theksoi se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit (spiunoi shokun e shkollës). Sa qëndrojnë këto pretendime sipas jush?
Që Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, këtë e di i madh edhe i vogël. Madje ai jovetëm që ka qenë fuks dhe ka spiunuar shokët e klasës, por ka qenë edhe spiun i Sali Berishës qysh në fillimet e demokracisë në vitin e largët 1993, i cili u rekrutua nga famosi Bashkim Gazidede. Kështu që mos vini në diskutim që ka qenë apo jo Ilir Meta spiun, pasi ai është i tillë dhe vesi vdes me shpirtin.
-Dakord. Por a duhet ta bëjë Ilir Meta transparente dosjen e tij? Pse ai po ngurron ta ndërmarrë këtë akt…
Ilir Meta (Metaj) ka frikë se është i zhytur në mut. Ai që na fakti që ka përdorur dy mbiemra, ku këtej thotë e kam mbiemrin Metaj dhe jam i pastër, ndërkohë që në institucionet që ka drejtuar ka firmosur me mbiemrin Meta, tregon qartë se ai ka përdhunuar ligjet e vendit. Ai duhet të ndiqet penalisht për këto shkelje dhe për faktin që e ka mbajtur të fshehtë të qenit spiun i ish-Sigurimit të Shtetit dhe i Shërbimit Informativ Shtetëror të udhëhequr asokohe nga ushtari i Sali Berishës, Bashkim Gazidede.
-Po ashtu, në korridoret e politikës dhe medias thuhet se dosjen Ilir Metës (Metajt) ja ka nxjerrë Sali Berisha. Sa qëndrojnë këto aludime?
Unë e besoj këtë, që Sali Berisha ja ka nxjerrë dosjen Ilir Metës. Sali Berisha ka pasur akses në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ka futur duart tek to dhe pastruar ato që i interesojnë. Por pavarësisht larjes që ka bërë, ai origjinalen e ka mbajtur dhe kjo do të thotë se Metës tashmë ja nxori ai dosjen, pasi kërkon ta përdor si mish për top për interesat e tij. Populli thotë që: “I mbyturi, të mbyt”. Kështu edhe puna e çiftit Meta-Berisha, po lëvizin gurët se janë në panik dhe po ju ngushtohet laku, sepse po vjen ora që të japin llogari për korrupsionin e tyre galopant dhe krimet e shumta që mbajnë në kurriz.
