Plagosi disa herë me thikë pas një sherri në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Data

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. M., i lindur në Bulqizë, i cili akuzohet se ka plagosur rëndë me thikë një person pas një konflikti në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të saj në Athinë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

32-vjeçari kërkohej nga autoritetet shqiptare, pasi Gjykata e Durrësit në vitin 2024 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur mbrëmjen e datës 6 tetor 2022, në lagjen nr. 13 të Durrësit. Sipas hetimeve, gjatë një sherri për motive të dobëta, A. M. ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. F., duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 32-vjeçari pritet t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë për vijimin e procedurave ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related