Ja si u grabitën leket e shqiptarëve në rrugën Thumanë-Kashar dhe si ndryshoi projekti për llogari të një oligarku…

Data

Projekti i ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar është shndërruar në një aferë të madhe abuzimi, duke prekur thellësisht interesat e qytetarëve shqiptarë. Në qendër të këtij skandalin qëndron një ndryshim i papritur dhe i dyshimtë i projektit, i cili ka çuar në një rritje të konsiderueshme të kostove dhe në përfitime për një oligark të lidhur ngushtë me politikën. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti kërkoi dje nga zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpjegime se pse nuk janë ndërtuar katër nyjet dhe nënkalimet në rrugën Thumanë-Kashar, duke sjellë edhe izolimin për hyrje-dalje të banorëve të zonave për rreth. Sipas deputetes demokrate, projekti është ndryshuar për llogari të oligarkut, të cilin PD nuk ja përmend emrin, Bashkim Ulaj, pronari i kompanisë Gener 2 që ka ndërtuar rrugën me pagesë Thumanë-Kashar.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Hoti theksoi se në rrugën Thumanë-Kashar ka abuzim barbar. Madje ajo shtoi se autostrada Thumanë-Kashar është vjedhje e hapur, duke shtuar se drejtësia duhet të veprojë. “Akoma s’je qartësuar edhe nga takimi me banorët se ka 4 nyje ajo rrugë. Projekti kishte nyje në Thumanë, po e ndryshove për llogari të oligarkut të radhës. Transparencë për ju do të ishte dënim me burg. Kontratë Thumanë-Kashar është kontratë korrupsioni, e tillë për Ramën. Ka për qëllim, pasurimin e oligarkëve dhe shërbëtorëve të oborrit të Ramës. 1.3 miliardë euro për 35 vite për shqiptarët. Do kushtojë 10 mln euro për km, shumë e lartë krahasuar me rrugët e BE. Kjo kompani do ketë fitim 800 mln euro, para nga xhepat e qytetarëve se ministra Balluku vendosi të shkelë ligjin për përfitime personale.

Banorët që protestuan kanë marrë nga ju premtimin se koncensionari të ndërtojë nyjen në Thumanë, do të shohim nëse do të realizohet apo premtim bosh. Ju e koncensionarit s’iu leverdis të hapet kjo kontratë korruptive koncensionare. Autostrada se justifikon qëllimin, lehtësimin e qarkullimit. Vendosja e pagesës tregoi kolaps të tërë. S’ka studim këtë tregoi. U dha për interesa të oligarkëve dhe koncensionareve. Rruga në Shqipëri ka kushtuar më shumë se në Çeki. Drejtësia duhet të veprojë, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar. Autostrada Thumanë-Kashar është një projekt vjedhjeje dhe është bërë për të pasuruar oligarkët e Ramës. Cilësia e punimeve është shumë e dobët, është afera e radhës korruptive e qeverisë suaj. Vjedhje galopante”, deklaroi e deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Reagon Balluku

Ndërkohë në përgjigje të deputetes Hoti, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se do të ketë një nyje të dedikuar në hyrje të Thumanës që do të nisë menjëherë pasi po firmosim kontratën. Zv/kryeministrja bëri me dije se banorët do të aksesojnë provizorisht mbikalimin e Gramzës që në ditët në vijim dhe do të përdoret derisa të bëhet rreth rrotullimi në hyrje të Thumanës. Sipas zëvendës kryeministres, nuk ka pasur asnjë ndryshim të projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Nyjet e parashikuara në projekt, sipas zv/kryeministres janë ndërtuar. “Për shkak të kërkesave për sigurinë rrugore dhe për të ruajtur nivelin e sigurisë së rrugës ka pasur ndërhyrje të shumta të cilat kanë qenë publike dhe transparente.

Kemi pasur një garë që u zhvillua në periudhën e pandemisë pa sukses, ka qenë një projekt i cili është ndarë në forume në tryeza të ndryshme. Duhet thënë se 4 nyje Thumanë -Kashar nuk i ka pasur, ka dy nyje që janë pjesë e projektit ndërkohë pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje. Dy nyjet janë të ndërtuara dhe nuk ka asnjë ndryshim nga projekti fillestar dhe bëhet fjalë për hyrjen e Rinasit dhe të Kasharit. Ajo nyje që do të zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vazhdojë. Është vetëm 4 k larg mbikalimit ekzistues sot në Grazmës. Ky i fundit për ti dhënë një zgjidhje provizore. Dëgjova që nuk u mposhtën… nuk na mposhti imperializmi. Nuk e di se kush doli për t’i mposhtur. Ora 6 mbasdite apo 8 e darkës për mua nuk është orë e vonë. Në orë të vona apo të hershme unë banorë. Për të adresuar për të kuptuar mirë se interesi i një individ nuk mund të prevalojë për interesat e gjithë vendit. I kemi dhënë një zgjidhje provizore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related