Nga takimi me Zelensky-n tek kapja e Maduros Pse çdo vendim të rëndësishëm Trump e merr nga Mar-a-Lago

Data

Vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane gjatë javëve të fundit nuk janë marrë në Uashington, por në Palm Beach të Floridës, konkretisht në rezidencën luksoze Mar-a-Lago, e njohur ndryshe si “Shtëpia e Bardhë e Dimrit”.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, pikërisht aty u vendos fati i Venezuelës dhe i udhëheqësit të saj, Nicolás Maduro. Donald Trump mbërriti në Mar-a-Lago më 20 dhjetor, ku kaloi pushimet e Krishtlindjeve dhe e shndërroi pronën e tij private në qendër reale të vendimmarrjes politike dhe ushtarake.

Nga kjo rezidencë, më 25 dhjetor, Trump autorizoi Pentagonin të vijonte përgatitjet për operacionin ushtarak të koduar “Absolute Resolve”. Koha e saktë e ndërhyrjes iu la planifikuesve ushtarakë, në një nivel sekreti aq të lartë saqë edhe brenda Pentagonit data finale nuk u bë e ditur deri në momentet e fundit.

Po nga Mar-a-Lago, Trump zhvilloi edhe një bisedë telefonike private me Nicolás Maduron, të cilit i ofroi një mundësi të fundit për dorëheqje paqësore dhe largim nga pushteti me azil politik. Oferta u refuzua, çka hapi rrugën për zgjidhjen ushtarake.

Drita jeshile përfundimtare për operacionin u dha të premten në mbrëmje, rreth orës 22:46, ndërsa Trump po darkonte në klubin e tij me bashkëpunëtorë të ngushtë. Pas kësaj, ai ndoqi zhvillimin e operacionit nga një strukturë sigurie e improvizuar brenda Mar-a-Lago-s, ku monitoroheshin edhe reagimet në rrjetet sociale dhe skena ndërkombëtare.

Rezidenca, e blerë nga Trump në vitin 1985, është shndërruar së fundmi në një nyje të rëndësishme të diplomacisë globale. Ajo ka pritur liderë të rëndësishëm botërorë dhe ka shërbyer si pikënisje për vendime strategjike, nga telefonata me udhëheqës të fuqive të mëdha deri te autorizimi i operacioneve ushtarake.

Mes golfit, eventeve luksoze dhe takimeve informale, Trump duket se po ndërton një stil të ri qeverisjeje, ku vendimmarrja e madhe zhvillohet larg protokolleve tradicionale të Uashingtonit. Për vitin 2026, objektivi i tij është përmbledhur me dy fjalë të thjeshta: “Paqe në tokë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related