“Edi Rama të dorëhiqet menjëherë”/ Thirrja e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”: Boll vodhët shqiptarët, burgu po ju pret

Data

Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, së bashku me qytetarë, po protestojnë sot para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Sipas tyre, qeveria aktuale ka kapur institucionet dhe ka dëmtuar rëndë arsimin, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve.

“Hajdutët si Rama dhe banda e tij kanë vjedhur arsimin dhe të drejtën për të jetuar në një vend të lirë. Për vite me radhë janë përpjekur të na marrin lirinë dhe dinjitetin”, u shpreh një nga aktivistet.

Ajo theksoi se shumë qytetarë jetojnë në frikë, duke pasur shqetësime për vendin e punës apo ndihmën ekonomike, dhe se kjo frikë, sipas saj, mund të largohet vetëm me largimin e qeverisë aktuale.

“Protestojmë ditë e natë sepse ky shtet është i kapur dhe ka kapur çdo institucion. Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore”, tha ajo.

Sipas protestuesve, një qeveri e tillë duhet të përgatisë vendin për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, në mënyrë që Shqipëria të drejtohet nga profesionistë dhe jo nga persona që ata i cilësojnë si të korruptuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related