Aventura e Kristjan Asllanit te Torino mund të përfundojë shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka bindur drejtuesit e klubit torinez dhe po shqyrtohet seriozisht ndërprerja e huazimit të tij.
Sipas raportimeve nga Italia, Torino po mendon ta rikthejë lojtarin te Interi, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas ndeshjes së kampionatit ndaj Veronës.
Asllani ishte transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 11.5 milionë euro në fund të sezonit, por klubi nuk e sheh më si një investim afatgjatë. Për këtë arsye, po përgatiten plane alternative që nuk përfshijnë mesfushorin shqiptar.
E ardhmja e tij pritet të qartësohet pas sfidës së radhës në Serie A, e cila mund të jetë vendimtare për fatin e tij te Torino.
