Gazetari Basir Çollaku, i cili foli mbi situatën e ndodhur pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e PD u dhunuan nga forcat e policisë dhe ato të FNSH-së.
Çollaku u shpreh se, parlamenti është kthyer tashmë në një vend ku demokracia dhe pluralizmi po vritet dhe një vend ku të gjithë urdhrat po i jep Rama.
Gazetari u shpreh se kjo qeveri aktuale dhe kjo polici me urdhrat që po merr është e gatshme të vrasë dhe deputetët.
“Ai nuk është parlament ato janë vrasës të pluralizmit dhe demokracisë. Pra drejtuesi, mazhoranca e kuvendi, ata të quajtur ligjvënës. Aty ke një individ, Ramën që jep porosi dhe ata kokëulur qojnë kartonët, kjo është e turpshme. Edhe morale edhe penale, ajo është një nxitje për luftë civile e bërë nga mazhoranca. Një doganiere aty në krye të kuvendit e cila ka pasur akuza për probleme me drejtësinë të pahetuara.
Pse nuk po hetohet zonja Spiropali. Ti je pjesë e ligjit antimafia, unë pres të sillesh me norma demokratike në parlament, ata e kanë poshtëruar, zaptuarë. Aq më tepër futja e policisë, prekja e deputetit, si nxjer armën kundër një deputeti, janë në terezi kta. Kush ja jep këtë porosi dhe këtë fuqi. Ata janë gati për të vrarë, këta vrasin deputetët në sallë.
