Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me plagosje në Gjirokastër. Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A.B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel. Ai dyshohet se gjatë një sherri për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin E.G., 24 vjeç.
Gjithashtu, materialet janë referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin H.H., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në konflikt, por nuk e ka kallëzuar ngjarjen.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
