Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel. Një 42-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa e tij më 2 janar, është gjetur i pajetë.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale B. P. është gjetur pa shenja jete në rrethana ende të paqarta. Nga verifikimet e para, dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrore, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
