Ish-presidenti Bamir Topi ironizoi dy partitë e mëdha PD-PS se e kanë masakruar aq shumë Kushtetutën për politikat e tyre të interesit ditor elektoral, sa sot prej saj nuk ka mbetur asgjë origjinale.
Ai mendon se ajo duhet ribërë nga e para, pasi tani ka vetëm arna.
“Kushtetuta nuk ekziston më, duhet ribërë, ajo është me arna. Aq shumë arna ka, sa është e vështirë të gjesh ku e ka fletën origjinale, ku e ka mantelin origjinal, sepse i ka shërbyer vetëm PD dhe PS, vetëm këtyre dy partive. E kanë ndryshuar aq shumë, se nuk ka mbetur asgjë nga origjinali. Kanë kryetarin dhe nënkryetarin në komisione ku bëjnë ndryshime sa her që duan”, analizoi ish-kreu i shtetit.
