Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme pranë postës në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar.
Automjeti tip “Audi” drejtohej nga shtetasi O. A., 22 vjeç, i cili ka aksidentuar këmbësorin P. O., rreth 90 vjeç. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
