Partia Demokratike ka depozituar këtë të enjte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.
Sipas Ivi Kasos nga PD, Topçiu është i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme me karakter zgjedhor dhe abuziv.
Në qendër të denoncimit janë tre akuza kryesore: asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore.
PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.
