Fruthi mbetet një nga sëmundjet infektive më ngjitëse dhe më të rrezikshme, veçanërisht për fëmijët e pavaksinuar. Gjatë vitit 2025, në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 18 raste me fruth, të cilat sipas specialistëve janë sporadike, por përbëjnë një sinjal paralajmërues për rënien e mbulimit vaksinal.
Shefja e programit të vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, epidemiologia Rovena Daja, shpjegon se fruthi parandalohet përmes dy dozave të vaksinës, të parashikuara në kalendarin kombëtar të vaksinimit: doza e parë në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç.
Sipas saj, mbulesa vaksinale me dy doza ka rënë nga niveli i rekomanduar prej 95% në rreth 92% vitet e fundit, çka ka krijuar terren për shfaqjen e rasteve të izoluara të fruthit. “Kur fëmijët nuk vaksinohen në kohë, rreziku për infektim rritet ndjeshëm”, thekson epidemiologia.
Mjekja sqaron edhe rastin e fundit të një fëmije 3-vjeçar, i cili aktualisht po trajtohet në pediatrinë infektive. Fëmija ishte i lindur jashtë vendit dhe nuk kishte kryer vaksinimet e detyrueshme. Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me virusin pas ardhjes në Shqipëri. Fatmirësisht, zinxhiri i infektimit është ndërprerë, pasi prindërit e tij janë të vaksinuar.
Epidemiologia u bën thirrje të fortë prindërve që të respektojnë kalendarin e vaksinimit, duke theksuar se fruthi nuk është një sëmundje e lehtë. “Është shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikacione serioze si pneumonia, encefaliti dhe në raste të rënda edhe vdekjen”, paralajmëron ajo.
Sipas të dhënave, shumica e rasteve të fruthit të regjistruara këtë vit kanë prekur fëmijë të pavaksinuar ose ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, çka konfirmon rëndësinë jetike të vaksinimit të plotë.