Vlora shpërthen në protestë pas tre ditësh pa ujë, qytetarët mblidhen te Teatri “Petro Marko”

Data

Mungesa e ujit të pijshëm prej tre ditësh ka shkaktuar revoltë në qytetin e Vlorës, duke detyruar qytetarët të dalin në protestë. Mbrëmjen e sotme, dhjetëra banorë janë mbledhur përpara Teatrit “Petro Marko” për të shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve lokale dhe qendrore.

Protestuesit deklarojnë se janë lënë pa një shërbim jetik, ndërkohë që paguajnë rregullisht taksat dhe detyrimet. Sipas tyre, mungesa e ujit ka paralizuar jetën e përditshme, duke krijuar vështirësi të mëdha për familjet, të moshuarit dhe fëmijët.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë nëse situata nuk normalizohet. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për afatin e riparimit të defektit dhe rikthimin e furnizimit normal në qytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related