Mes luftës në Gaza, presidenti i Izraelit vjen për herë të parë në Shqipëri, ja me kë pritet të takohet

Data

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vjen nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Burime për media bëjnë me dije se Herzog do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Bajram Begaj. Është hera e parë që presidenti i Izraelit vjen në Shqipëri.

Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet mes dy krerëve të shtetit, teksa kujtojmë që ky takim vjen në një moment të vështirë për Izraelin

Izraeli për afër një vit është në luftë të ashpër me Hamasin në Gaza. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtareve kryeministri Netanyahu është zotuar se vendi i tij nuk do të ndalojë deri sa të vrasë edhe terroristin e fundit të Hamasit, që mos ketë një përsëritje të 7 tetorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related