Këlliçi: Korrupsioni në qeveri kërcënon sigurinë dhe interesat strategjike amerikane në Ballkan

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale duke deklaruar se korrupsioni qeveritar në Shqipëri përbën një rrezik serioz për sigurinë dhe interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit.

Sipas Këlliçit, përveç Bashkimit Europian, edhe SHBA-të tashmë e kanë identifikuar qartë korrupsionin qeveritar shqiptar si një kërcënim strategjik. Ai thekson se nga propozimet e tre senatorëve amerikanë në Kongres, del qartë një qasje e re që synon forcimin e veprimit të SPAK-ut.

Deputeti i PD-së shprehet se SHBA-të po ofrojnë një plan konkret veprimi për Prokurorinë e Posaçme, me synimin që të kalohet nga faza e ngrirjes së aseteve drejt arrestimeve të nivelit të lartë. Sipas tij, kjo strategji ka për qëllim pastrimin e tregut nga konkurrenca e shtrembëruar dhe ndikimi kriminal përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Këlliçi shton se Shqipëria është shndërruar në një shtet të kriminalizuar, ku proceset zgjedhore, sipas tij, nuk përfaqësojnë më vullnetin e lirë të qytetarëve, por janë kthyer në një farsë. Ai nënvizon se këto qëndrime, të artikuluara prej kohësh nga Partia Demokratike, tashmë po pranohen edhe në arenën ndërkombëtare dhe po reflektohen në politika konkrete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related