Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar pak pas mesditës në Prishtinë, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që po zhvillohen sot në vend.
Pas hedhjes së votës, Osmani u shpreh se shpreson që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe plotësisht demokratike. Ajo uroi gjithashtu për një pjesëmarrje sa më të lartë të qytetarëve në votime.
Presidentja theksoi se pret që rezultatet e zgjedhjeve të krijojnë mundësinë për formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, në funksion të stabilitetit institucional të vendit.
“Shpresoj që rezultati të na sjellë shpejt qeveri dhe institucione”, deklaroi Osmani pas votimit.