Tragjedi rrugore në Stamboll, autobusi përmbyset dhe shkakton viktima

Data

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën Esenyurt të Stambollit, ku një autobus që transportonte punëtorë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar humbjen e jetës së katër personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve.

Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur autobusi ka humbur kontrollin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht, ka dalë jashtë karrexhatës dhe është përmbysur.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, përfshirë ambulanca, forca policie dhe zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të ndihmuar pasagjerët dhe për t’i nxjerrë nga mjeti i aksidentuar.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se katër persona janë nxjerrë pa shenja jete, ndërsa nëntë të tjerë janë transportuar në spitale të zonës për trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë të ditur se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që bilanci i viktimave të ndryshojë në orët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related