Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e një jete ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Çepe–Belsh, në qarkun e Elbasanit.
Sipas të dhënave zyrtare, një kamion i drejtuar nga një shtetas 48-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 37-vjeçar. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, shtetasi F. P., banues në Belsh, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor. Ndërkohë, viktima, shtetasi E. K., banues në fshatin Seferan, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
