Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur dy efektivë policie gjatë një kontrolli rutinë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e policisë, të cilët po kryenin kontrolle në rrugë. Si pasojë e përplasjes, dy efektivët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas marrjes së mjekimit, efektivët janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe ndaj tij kanë nisur veprimet procedurale për shkeljet e konstatuara, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
