“Ramës i shkonte edhe në restorant vera 33 mijë euro”, Berisha publikon pamjet

Data

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar pamje të reja, duke denoncuar atë që ai e cilëson si luks ekstrem të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha pretendon se shishe vere me vlerë deri në 33 mijë euro dërgoheshin edhe në restorantin ku Rama darkonte. “Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha krahas pamjeve të publikuara.

Sipas tij, këto pamje tregojnë standardin e jetesës së kryeministrit, i cili, sipas opozitës, bie në kontrast të fortë me gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve shqiptarë.

Ky denoncim vjen pas deklaratave të mëparshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili kishte pohuar publikisht se Edi Rama konsumonte verë me vlerë 33 mijë euro në ambientet e Kryeministrisë. Ahmetaj e kishte cilësuar këtë si simbol të një jete luksoze të financuar në mënyrë të pajustifikuar.

Berisha ka kërkuar sqarime publike nga kryeministri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se si financohet një standard i tillë jetese dhe nëse këto shpenzime përputhen me të ardhurat zyrtare të deklaruara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related