Makinat përplasen “kokë më kokë” në rrugën Valias–Kamëz, 4 persona të plagosur! Ja gjendja e tyre shëndetësore

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke lënë të plagosur katër persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në segmentin rrugor Valias–Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një automjet tip “Toyota”, të cilat janë përplasur në rrethana që po hetohen nga Policia Rrugore.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi identitetin e personave të plagosur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related