Bomba” e Alfred Cakos: Arrestimi i Erion Veliajt është një kërcënim indirekt për Edi Ramën, ja marrëveshja që i ka

Data

Ndërkohë Z. Cako e lidh këtë skenar me një plan më të madh për krijimin e “Izraelit të Madh”, duke argumentuar se vendet evropiane po përdoren si hapësira grumbullimi për popullata të zhvendosura nga Lindja e Mesme. Ai pohon se metoda e përdorur për të detyruar liderët politikë të pranojnë këtë projekt përfshin presionin diplomatik, shantazhin përmes dosjeve të korrupsionit dhe eliminimin politik ose fizik të kundërshtarëve. Si shembull, ai përmend atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, duke sugjeruar se ky është një precedent për liderët që nuk i nënshtrohen axhendave të mëdha ndërkombëtare. Në këtë kontekst, SPAK shfaqet si një instrument i përdorur për të kontrolluar dhe ndëshkuar liderët politikë që nuk janë të gatshëm të ndjekin këto urdhra. Çako argumenton se ky institucion është kthyer në një mekanizëm të drejtuar nga faktorë të jashtëm, i cili përdoret si kundër mazhorancës ashtu edhe kundër opozitës, në varësi të rrethanave dhe interesave globale.

“Qëllimi kryesor është krijimi i Izraelit të Madh dhe spastrimi etnik i territoreve të Lindjes së Mesme. Europa po përdoret si “kosh grumbullimi” për të dëmet e këtyre lëvizjeve, duke sjellë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike. Mjetet që përdorin për shtetarët e vendeve “kosh grumbullimi” janë presioni, joshja me përfitimet politike ndaj liderëve të korruptuar, kërcënimet, vrasjet kur dikush bëhet pengesë për të pranuar refugjatët nga zonat e luftës në LM, siç ndodhi me atentatin ndaj kryeministrit sllovak Fico. Ja pra kjo është loja e madhe. Për të arritur këtë shfrytëzojnë këtu SPAK-un që unë ja u kam thënë që është një mjet i sionistëve kundër mazhorancave dhe opozitës”, u shpreh ndër të tjera Alfred Cako.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related