“Kosova e di çmimin e paqes”/ Osmani për BBC: Nga lufta te Bordi i Paqes, hap historik

Data

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në një intervistë për BBC se Kosova është dëshmi e gjallë e rrugës së vështirë drejt paqes, duke kujtuar luftën, gjenocidin dhe rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë.

Osmani theksoi se ndërhyrja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i dha Kosovës shansin për liri, sovranitet dhe demokraci, duke nënvizuar se sot vendi është i pavarur dhe brezat e rinj po rriten pa e njohur luftën.

Ajo vuri në dukje se paqja nuk arrihet vetëm me fjalë dhe rezoluta, por me veprim konkret, duke shtuar se Kosova e ka mësuar këtë në mënyrën më të dhimbshme.

Presidentja e cilësoi anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes të udhëhequr nga SHBA si një hap historik, duke sqaruar se ky angazhim nuk përfshin asnjë detyrim financiar për shtetin, por përforcon rolin ndërkombëtar të Kosovës si vend që promovon paqen dhe stabilitetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related