Një konflikt mes dy të rinjve në qytetin e Kuçovës ka degjeneruar në përdorim të mjetit prerës, duke lënë të plagosur një 19-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë së Beratit, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë një shtetas 19 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë referuar materialet në Prokurori për të miturin, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
