Thirrje për paqe dhe dhembshuri në meshën e Krishtlindjes, mesazhi i Papa Leoni XIV: Bamirësi dhe shpresë

Data

Papa Leoni XIV ka kremtuar meshën e parë të Krishtlindjes si Kreu i Selisë së Shenjtë, në mesnatë, përpara mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në mesazhin e tij, Papa theksoi se Krishtlindja është festa e besimit, bamirësisë dhe shpresës, duke bërë thirrje për më shumë paqe, dhembshuri dhe solidaritet mes njerëzve. Ai kritikoi atë që e cilësoi si një “ekonomi të shtrembëruar”, e cila rrezikon të trajtojë njeriun si mall dhe jo si qenie me dinjitet.

“Në Tokë nuk ka vend për Zotin, nëse nuk ka vend për njeriun. Refuzimi i njërit do të thotë refuzim i tjetrit”, u shpreh Papa gjatë homelisë, duke ftuar shoqëritë moderne të rikthejnë në qendër vlerat njerëzore dhe shpirtërore.

Para nisjes së meshës, ai falënderoi mijëra besimtarë që ishin mbledhur pavarësisht motit me shi, duke vlerësuar përkushtimin dhe besimin e tyre. Në ceremoni morën pjesë figura të larta kishtare, diplomatë dhe besimtarë nga vende të ndryshme të botës.

Krishtlindja e këtij viti shënon gjithashtu fundin e Vitit të Shenjtë Jubilar të Kishës Katolike, i cili ka sjellë një dyndje të madhe pelegrinësh në Romë. Mesazhi i Papës u përqendrua te shpresa për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më njerëzore, ku bamirësia dhe dashuria për tjetrin mbeten themeli i shoqërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related