Tragjedia me 78 të viktima në Turqi, 14 të arrestuar si të dyshuar për zjarrin që i mori jetën dhjetëra pushuesve në resortin e skive

Data

Të paktën 14 persona janë arrestuar në Turqi, pasi akuzohen se kanë gisht në zjarrin që i mori jetën 78 pushuesve në resortin e skive në Bolu, i cili u përfshi nga flakët e zjarrit disa ditë më parë.

Mediat ne Turqi bëjnë me dije se hetimet janë fokusuar te drejtuesit e resortit, ekipet e shpëtimit dhe te bashkia e Bolu.

Sot, siç raporton Anadolu, është arrestuar pronari i resortit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij.

Mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti dhe një arkitekt.

Zjarri ra mbrëmjen e së martës në resortin skive Kartalkaya..

Shpëtuesit dhe ekspertët që ekzaminuan vendin e tragjedisë thanë se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji.

Gjithashtu nuk kishte akses për zjarrfikësit në njërën anë të ndërtesës 12-katëshe.

Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ndodheshin në resort atë natë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related