Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përplas biçiklistin në aksin Korçë–Maliq

Data

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit raportohet të jetë e rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related