Një incident i rrezikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku një protestues u përfshi për disa sekonda nga flakët pasi një molotov shpërtheu pranë këmbëve të tij.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, lënda shpërthyese u ndez menjëherë, duke shkaktuar flakë rreth trupit të protestuesit. Ai reagoi me shpejtësi dhe u largua me vrap, duke shmangur pasoja më të rënda.
Në zonë u krijua panik i momentit, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të kontrolluar situatën dhe për të shuar flakët. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten për t’u sqaruar.
