BE uron drejtuesin e ri të SPAK dhe vlerëson qëndrueshmërinë ndaj presioneve politike

Data

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar Klodian Brahon, i cili ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Në reagimin e tij, BE i ka uruar suksese Brahon në këtë rol të rëndësishëm për vendin, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë institucionale dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Njëkohësisht, Delegacioni i BE-së ka vlerësuar SPAK-un për qëndrueshmërinë e treguar përballë presioneve politike, si edhe për vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga ish-drejtuesi Altin Dumani. Sipas deklaratës, gjatë drejtimit të tij, SPAK shënoi hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe në rritjen e besimit të publikut tek drejtësia.

BE thekson se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve dhe një element kyç i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në fund, Delegacioni i Bashkimit Evropian shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me SPAK-un dhe për të mbështetur Shqipërinë në çdo hap të rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related