Aksion kundër parkimit të paligjshëm në Vlorë, bllokohen dhjetëra mjete

Data

Policia e Vlorës ka nisur një aksion të gjerë kundër parkimit të dyfishtë dhe zaptimit të hapësirave publike, pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Në operacion janë angazhuar Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit, me kontrolle të përqendruara në zonat më problematike të qytetit.

Fokusi ka qenë në akset kryesore, rrugët me fluks të lartë, pranë institucioneve publike, shkollave, spitaleve dhe zonave tregtare, ku parkimi i paligjshëm ka shkaktuar bllokime dhe rrezik për sigurinë rrugore.

Sipas të dhënave paraprake, janë vendosur qindra gjoba dhe një numër i konsiderueshëm automjetesh janë bllokuar dhe larguar me karrotrec, sidomos në rastet kur mjetet kanë penguar korsitë e lëvizjes, trotuaret apo hapësirat për persona me aftësi të kufizuar.

Autoritetet paralajmërojnë se aksioni do të vijojë çdo ditë me kontrolle të befasishme dhe se për shkelësit përsëritës do të aplikohen masa më të ashpra administrative.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related