Fluksi i fundvitit, emigrantët mbërrijnë në Shqipëri, pritje të gjata në Kakavijë

Data

Me afrimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin drejt Shqipërisë për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.

Në pikën kufitare të Kakavijës është regjistruar një fluks i lartë automjetesh, duke krijuar radhë kilometrike në anën greke të kufirit. Sipas raportimeve, kolona e makinave dhe autobusëve shtrihet deri në 4 kilometra, nga sportelet greke deri në territorin shqiptar.

Emigrantët janë të detyruar të presin deri në tre orë për të kaluar kufirin, ndërsa situata paraqitet më e rënduar gjatë orëve të pikut. Burime nga kufiri bëjnë me dije se shkak për vonesat është funksionimi i vetëm dy sporteleve nga pala greke, të cilat nuk arrijnë të përballojnë fluksin e shtuar të udhëtarëve.

Autoritetet pritet të marrin masa shtesë në ditët në vijim, pasi fluksi i emigrantëve parashikohet të rritet edhe më shumë me afrimin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related