Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, nxënësit sherr me grushte e shqelma! Momente të frikshme, njëri prej adoleshentëve nxjerr thikën

Data

Një tjetër incident shqetësues me përfshirjen e nxënësve është regjistruar në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm fizik.

Ngjarja ka ndodhur të premten, kur disa nxënës nga zona e Vau Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për t’u “sqaruar” lidhur me konfliktet mes tyre. Ata u mblodhën pranë vendqëndrimit të furgonëve, me të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim, ku situata degradoi shpejt.

Fillimisht, dy grupe adoleshentësh u përplasën me grushte dhe shqelma, duke rrëzuar disa prej tyre në tokë. Por konflikti u përshkallëzua edhe më tej, kur njëri nga të rinjtë nxori një thikë, vendosi kapuçin e xhaketës në kokë dhe tentoi të sulmonte grupin rival.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar nga arma e ftohtë. Ndërhyrja e një zonje, e cila u fut mes adoleshentëve, bëri që sherri të ndalej, duke shmangur pasoja më të rënda.

Pamjet e ngjarjes kanë shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa rasti ngre edhe një herë alarmin për dhunën mes të rinjve dhe nevojën për masa parandaluese nga familjet dhe institucionet arsimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related