Aktori i humorit Bes Kallaku e konsideron marrëdhënien me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, si një kapitull të mbyllur përfundimisht. Ai është shprehur se e shkuara për të është “e vdekur” dhe se fokusi i tij tashmë është vetëm tek e tashmja.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, u shpreh Bes Kallaku në intervistën e tij të parë pas ndarjes, dhënë për Grida Dumën. Megjithatë, përtej fjalëve të tij, fansat kanë shprehur shqetësim për gjendjen emocionale dhe fizike të aktorit.
Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta komentet që sugjerojnë se Bes Kallaku po kalon një periudhë të vështirë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Vetë aktori ka folur hapur edhe për zhgënjimet nga njerëz që dikur i kishte pranë, duke theksuar se forca e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.
“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje? Pasuria ime më e madhe janë fëmijët e mi, nëna dhe babai im. Sado e gjatë të jetë nata, dielli do të lindë”, tha ai.
Divorci i çiftit Bes Kallaku – Xhensila Myrtezaj ka qenë një nga temat më të komentuara në mediat rozë. Pas deklaratave të aktorit, ka reaguar edhe Jul Deda, i cili ka ndarë një mesazh mbështetës për mikun e tij.
