Shok në Elbasan/ “Metalurgjiku” zbraz qelitë: 16 dalin jashtë, kontroll mujor në polici

Data

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia 16 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”, duke i vendosur nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Denis Frroku, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, të përfaqësuar nga prokurori Kreshnik Ajazi. Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën, duke e konsideruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë, dhe duke caktuar masa më të lehta sigurie.

Kush u lirua

Nga paraburgimi u liruan:

Juncheol Chung, Ismail Dybeli, Prakash Kadel, Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Dheeraj Kumar, Jakup Karaj, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi dhe Eglis Flaga.

Të gjithë janë urdhëruar që të paraqiten javën e parë të çdo muaji, ditë e hënë, në orën 13:00, pranë policisë gjyqësore.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të tyre, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo dënim penal.

🔎 Në kërkim vijojnë 8 persona

Në kuadër të të njëjtit procedim penal, në kërkim vijojnë:

Agron Shapllo, Serafin Orgocka, Ilir Londo, Ajet Kala, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Bujar Zogu dhe Gjergji Bezati.

Çfarë hetohet në “Metalurgjiku”

Operacioni “Metalurgjiku”, i finalizuar fundjavën e kaluar nga Policia e Elbasanit pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, konsiderohet si një nga aksionet më të forta kundër krimeve mjedisore.

Hetimi ka në fokus aktivitetin e dyshuar të paligjshëm industrial në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, ku dyshohet për ndotje sistematike që ka rrezikuar mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Në këtë procedim penal janë vënë nën hetim edhe dy subjekte:

CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k, që sipas organit të akuzës dyshohet se kanë ushtruar përpunim të paligjshëm të mbetjeve dhe prodhim ferrokromi në shkelje të legjislacionit mjedisor, përfshirë dyshime për përpunim të mbetjeve të baterive – aktivitet me rrezik të lartë për shëndetin publik.

Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR, të cilat pritet të përdoren si prova materiale në hetim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related