PLAS KUVENDI! Peleshi përjashton Klevis Balliun nga seanca pas kaosit dhe përplasjeve të ashpra

Data

Kaosi dhe tensionet në Kuvend arritën kulmin këtë të enjte, kur Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori vendimin për të përjashtuar nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Vendimi erdhi pas veprimeve të Balliut, i cili zuri një nga karriget e ministrave dhe hodhi kartona në drejtim të tyre, duke përshkallëzuar më tej situatën e tensionuar në sallën plenare.

Përplasjet verbale, zhurma dhe bllokimi i punimeve detyruan kryesinë të ndërpresë seancën për pesë minuta.

“Lejoni parlamentin të zhvillojë punimet. Zoti Balliu është përjashtuar nga seanca. Pesë minuta pushim derisa zoti Balliu të lërë sallën”, deklaroi Peleshi nga foltorja, mes protestave të forta të deputetëve opozitarë.

Përjashtimi i Balliut vjen në një ditë të nxehtë parlamentare, ku opozita ka bllokuar Kuvendin në shenjë proteste ndaj skandaleve të fundit që përfshijnë qeverinë, duke paralajmëruar se aksioni i saj do të vijojë.

Situata në Kuvend mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimi i seancës plenare vazhdon të jetë i pasigurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related