85-vjeçari sulmon nusen me hanxhar në Itali, 41-vjeçarja në gjendje të rëndë

Data

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Itali, ku një 85-vjeçar ka sulmuar me hanxhar nusen e djalit të tij, duke e plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane, i moshuari e ka goditur disa herë 41-vjeçaren në kokë dhe në dorë. Ngjarja ka ndodhur në Via di Bravetta, në momentin kur gruaja sapo kishte çuar fëmijët në shkollë dhe është përballur me vjehrrin në rrugë.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital. Edhe pse gjendja e saj paraqitet e rëndë, mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, motivi i sulmit dyshohet të lidhet me mosmarrëveshje familjare, pasi 85-vjeçari kundërshtonte divorcin e 41-vjeçares nga djali i tij. Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related