“Bajoneta e pushtetit Gjikondi nuk pyet per personalitet, dinjitet, e as karakter pushteti i pari!“Përdorin tragjeditë për politikë”, Gjikondi: Fjalimet e Berishës janë përçarëse, të shëmtuara dhe vëllavrasëse

Data

Partitë politike, dhe sidomos opozita aktuale, ka përdorur tragjeditë e mëdha për të bërë politikë. Kështu u shpreh juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story”.

Ajo theksoi se edhe vrasja e 14-vjeçarit të shkolla “Fan Noli” në Tiranë u shfrytëzua për politikë nga ana e opozitës.

“Jemi mësuar që kjo lloj politike është si hienat që gjithmonë përdorin tragjeditë për konsum politik. Edhe ajo që ka ndodhur me atë fëmijën në shkollë e përdoren politikisht”, tha ajo.

Ajo komentoi dhe analizoi ligjërimin e Sali Berishës, për të cilin tha se nxit urrejtje dhe vëllavrasje mes shqiptarësh.

Në përgjithësi Berisha, ka një ligjërim skandaloz. Fjalimet e Berishës janë vulgare, qesharake, emocionale, të shëmtuara, përçarëse, vëllavrasëse, aty nuk është se merr ndonjë ide. Kurse nga Berisha, në 30 vjet, ka futur frymën agresive dhe shantazhuese në fjalimet e tij. Nuk mund të presësh që në një miell të tillë me krimba të bësh një bukë të re. Nga ai parlament patjetër kështu gjërash do ketë”, tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related