SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zv.kryeministres rëndohet, nën hetim për 8 tendera

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi kërkesën zyrtare të SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila fillimisht ishte marrë e pandehur për çështjen e tunelit të Llogarasë.

Sipas Lalës, pozita ligjore e Ballukut është rënduar ndjeshëm, pasi përveç dosjes së Llogarasë, ajo po hetohet tashmë edhe për shtatë procedura të tjera tenderuese, duke e çuar në tetë numrin total të procedurave nën hetim për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Krahas akuzave për tunelin e Llogarasë, janë shtuar edhe akuza të reja që lidhen me procedura të tjera prokurimi, kryesisht projekte të mëdha infrastrukturore në Tiranë,” deklaroi Klodiana Lala.

Tenderat për të cilët Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim janë:

  • Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT
  • Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2
  • Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, urat mbi lumin Tirana
  • Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4
  • Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5
  • Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6
  • Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7

Sipas gazetares, procedura parlamentare parashikon që kërkesa e SPAK të shqyrtohet fillimisht nga Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit, për t’u hedhur më pas në votim në seancë plenare, ku Kuvendi do të vendosë nëse do të autorizojë ose jo heqjen e imunitetit dhe masën e sigurimit ndaj Ballukut.

“Çështja tashmë është në dorë të Kuvendit, i cili duhet të vendosë nëse do t’i hapë rrugë procedimit penal dhe arrestimit të zëvendëskryeministres,” tha Lala.

SPAK konfirmon zyrtarisht se kërkesa është paraqitur në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025 dhe synon marrjen e autorizimit kushtetues për vijimin e procedurave ligjore, përfshirë heqjen e lirisë së deputetes dhe zëvendëskryeministres.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related