Sherr familjar në Elbasan, 35-vjeçari plagos me thikë vëllanë: policia sekuestron armën dhe fishekë

Data

Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosje në zonën e Labinot Fushës, në qarkun e Elbasanit, ku një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij.

Sipas informacioneve zyrtare, 46-vjeçari me iniciale A. A. është paraqitur në Spitalin Rajonal të Elbasanit me dëmtime në dorë të shkaktuara nga një mjet prerës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë ndërhyrë menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë. Dyshohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, policia ka sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se është kryer plagosja, si edhe disa fishekë arme gjahu, të mbajtura pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related