Apartament me qira i kthyer në vatër prostitucioni në Durrës, pranga dy shtetase kolumbiane

Data

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase kolumbiane, të cilat kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës dhe e shfrytëzonin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të prostitucionit.

Sipas uniformave blu, operacioni u zhvillua në kuadër të fazës së 12-të të aksionit policor të koduar “Storm”, pas një hetimi disa javor me metoda speciale. Dy gratë, të moshave 23 dhe 25 vjeçe, u kapën në flagrancë në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe gjashtë shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale rreth 15 mijë euro, të transferuara drejt Kolumbisë brenda një periudhe 20-ditore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related