Përplasje e fortë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagoset çift bashkëshortësh! Gruaja shtatzënë dërgohet me urgjencë në spital

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar. Të dy janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore, ndërsa burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja e plagosur është shtatzënë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, automjetet duken të dëmtuara rëndë, të shkrumbuara nga përplasja, çka tregon fuqinë e impaktit.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas dyshimeve paraprake, mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat malore ku kushtet atmosferike janë të vështira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related