E rëndë në Itali, humb jetën në det 22-vjeçari shqiptar Ambler Xhoecuka, autopsia pritet të zbardhë shkakun

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht teksa notonte në ujërat bregdetare të Cadimare, në zonën e La Spezia-s.

Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të festonte 23-vjetorin pas pak javësh.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e 20 majit, rreth orës 15:00, në zonën e njohur si Piazza dei Pescatori në Cadimare, rajoni i Ligurias. Dëshmitarët kanë parë të riun të kishte vështirësi në det dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Dy notarë kanë arritur ta nxjerrin në breg, ndërsa ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me manovra reanimimi (CPR), por fatkeqësisht 22-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se i riu mund të ketë pësuar komplikacione shëndetësore ose një arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Trupi i pajetë është transportuar në spitalin Sant’Andrea, ndërsa autoritetet italiane pritet të vendosin për kryerjen e autopsisë, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related