Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj debateve të zhvilluara së fundmi në Kryesinë e PD-së, ku u raportuan përplasje verbale me tone të larta mes disa drejtuesve të partisë.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha mohoi kategorikisht se Partia Demokratike ndodhet në përçarje, duke theksuar se mbledhja e Kryesisë ka qenë e rëndësishme dhe pozitive për vijën politike të opozitës.
Duke iu përgjigjur një komentuesi që i kërkoi “të ulë gjakrat”, Berisha u shpreh se pas zgjedhjeve ka pasur individë që, sipas tij, janë larguar nga idealet e PD-së dhe janë punësuar në administratën shtetërore.
“Pas zgjedhjeve pati disa të ashtuquajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan të punësohen në administratën e krimit. Të tjerë vendosën të largohen nga politika dhe të ndjekin jetën e tyre, ndërsa ka edhe nga ata që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD-së theksoi se Partia Demokratike nuk pranon asnjë lloj marrëveshjeje apo kontrate personale, duke nënvizuar se e vetmja kontratë që kjo forcë politike njeh është ajo me qytetarët shqiptarë.
“Kjo parti ka vetëm një mision: idealin e lirisë, rikthimin e votës së lirë dhe mbrojtjen e demokracisë. Kontrata jonë është vetëm me qytetarët, me familjen shqiptare dhe me Shqipërinë”, u shpreh ai.
Berisha akuzoi gjithashtu disa individë që, sipas tij, përdorin emrin e PD-së për të krijuar zhurmë në favor të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ata si elementë që nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e opozitës.
“Ata që zgjedhin të bëhen zhurmues në favor të Edi Ramës, duke mashtruar dhe manipuluar, madje duke dalë kandidatë kundër PD-së, janë fals. Nuk kanë lidhje me idealet tona”, tha Berisha.
Në përfundim, kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike ndodhet në një fazë vendimtare dhe se kjo është, sipas tij, “koha e misionarëve”, duke nënkuptuar angazhimin e plotë të strukturave të partisë në betejën kundër qeverisë.