Tragjedia pranë brigjeve jugore të Kretës po merr përmasa edhe më të rënda. Pas gjetjes së 17 trupave të pajetë nga autoritetet greke, Roja Bregdetare ka njoftuar se 15 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe po kërkohen ende në det.
34 persona në bord – vetëm 2 të mbijetuar
Sipas dëshmive të dy emigrantëve të shpëtuar, varka ishte nisur nga Tobruku i Libisë më 1 dhjetor dhe kishte gjithsej 34 persona në bord. Më 2 dhjetor, motori pësoi defekt, duke e bërë mjetin të pakontrollueshëm në det të hapur.
Në mesin e panikut dhe dallgëve të forta:
➡️ 15 persona ranë në det dhe nuk janë gjendur deri tani.
➡️ 17 trupa u gjetën ditët e fundit përgjatë brigjeve të Kretës.
➡️ 2 të mbijetuar, të cilët ndodhen në spital në gjendje kritike.
Shkaku i vdekjes, hipotermia
Sipas mediave lokale greke, shumica e viktimave dyshohet se kanë humbur jetën nga hipotermia, pasi u ekspozuan për orë të tëra ndaj temperaturave të ulëta dhe ujërave të ftohta të Mesdheut.
Kërkimet vijojnë intensivisht
Operacionet e shpëtimit drejtohen nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED), me:
- anije roje bregdetare,
- mjete të marinës,
- helikopterë,
- mjete civile që kalojnë në zonë.
Deti në jug të Kretës mbetet një nga rrugët më të rrezikshme të trafikut të emigrantëve nga Afrika drejt Europës.