Mos e quani mosbindje civile”, debat i fortë në studio mes Luçiano Boçit dhe Arjan Currit: Opozita ka thjesht pak

Data

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Ajran Curri ishin këtë të martë në një emision televiziv  ku kanë komentuar protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita.

Deputeti demokrat nga ana tjetër tha se mosbindja civile nuk është vetëm një ditë e nuk mund të dilet më rezultat konkret në një ditë të vetme.

Luçiano Boçi: Mosbindja civile nuk është ndeshja e parë dhe e fundit që realizohet dhe do dalësh më një rezultat konkret. Mosbindja civile janë akte të mosbindjes civile të mos respektimit të ligjit dhe të rregullit

Arjan Curri: Nuk ishte mosbindje civile ajo dje, ajo ishte një protestë politike. Rezistencë paqësore. Mos e quani mosbindje civile. Se nuk është e tillë.

Luçiano Boçi: Përderisa thua se në Shqipëri pushteti ka bandat, paratë e të gjitha, ti thua të bëjmë mosbindje civile në mënyrë klasike?

Arjan Curri: Jo nuk jam për këtë. Opozita ka thjesht pak forca dhe pak lekë.

Luçiano Boçi: Opozita këto armë ka, këto element dhe këtu është detyruar të shkojë.

Sipas Currit protesta e ditës së djeshme dështoi, ai tha se pjesë e këtij dështimi ishte se opozita ka zëvendësuar bandat me fëmijë të cilët shkuan të protestonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related