“Fundi i filmit dihet” – Dashnor Sula godet lëvizjet e Salianjit: PD është pronë politike e Sali Berishës

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar sot në studion e News24 lëvizjet e fundit të Ervin Salianjit, të cilat kanë sjellë tensione dhe debat të ri brenda selisë blu. Sula u shpreh se përpjekjet për të krijuar një frymë të re në PD janë të destinuara të dështojnë, pasi sipas tij, partia vijon të jetë tërësisht nën kontrollin e Sali Berishës.

“Unë e di fundin e këtij filmi. Fundi i filmit është se PD është pronësi e Berishës”, deklaroi Sula, duke theksuar se strukturat formale nuk kanë funksionuar kurrë në mënyrë të pavarur.

Sipas tij, nëse Partitë politike do të trajtoheshin si pasuri, Berisha “ka mundësi të ketë certifikatë pronësie nga hipoteka”, duke nënvizuar ironikisht kontrollin absolut që, sipas tij, Berisha ka pasur mbi PD që nga viti 1991.

Në vijim, ish-deputeti u shpreh se:

  • Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë realisht kryetar i Partisë Demokratike, por gjithnjë një figurë e udhëhequr dhe e kontrolluar nga Berisha.
  • Po ashtu, edhe përpjekjet aktuale të Salianjit për të gjallëruar strukturat apo për të sjellë ndryshim nuk mund të prodhojnë rezultat, nëse vendimmarrja mbetet e centralizuar tek lideri historik.

Deklaratat e Sulës vijnë në një moment ku brenda PD-së debati është rihapur fuqishëm, mes përpjekjeve për reformim dhe realitetit të konfliktit të brendshëm që vijon prej vitesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related